Debati për drogën/ Tahiri- Berishës: Merre me qetësi, e kuptoj ku e ke hallin

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku jane diskutuar dy projektligjet ne fushen e shendetesise, “Per Urdherin e Stomatologut” dhe “Per Urdhrin e Farmacisteve”./r/n/r/nMinister of Interior Saimir Tahiri, speaks during a parliamentary session.

Çështja e drogës dhe akuzat e opozitës për lidhjen e pushtetit me krimin dhe kartelin e drogës janë bërë çështja e nxehtë e debatit në seancën e sotme në Parlament. Ka qenë fjalimi i ministrit Saimir Tahiri që ka nxehur gjakrat dhe ka sjellë reagimin e ish kryeministrit Berisha nga vendi dhe të deputetit Flamur Noka që kërkonin fjalën, por Meta ndërpreu 5 minuta senancën.

Por Tahiri përveçse e ka akuzuar Berishën se në kohën kur ai ka qenë kryeministër vendi lulëzonte nga kanabisi në çdo cep, e ka provokuar edhe me batutën e Metës, “me qetësi”. “Merre me qetësi, unë e kuptoj ku e ke hallin ti, po ulu”, iu drejtua Tahiri -Berishës.

“Si je katandisur të bësh manovra me fotoshop duke denoncuar arat e Saje Qorrit, Edvin Shullazit e me radhë. Si ka mundësi ke denoncuar me foto një arë kanabisi dhe ke hequr policat nga foto, është foto e policisë ajo, si e ke vjedhur këtë foto në Zvicër, nuk ke ma ça merresh, gjen foto në Zvicër dhe i sjell këtu. E ke marrë këtë Edurd Muratin dhe të ka përgënjështruar e të thotë jam në Hollandë. Si ka mundësi ke vjedhur këtë foto nga Rusia. Ju djeg shumë e shkuara dhe nuk përballoni dot ta kuptoni se çfarë bëjmë, ne nuk bëjmë dot atë që keni bërë ju, fshihuni ku të doni, te gjethja, te thesi i miellit”, i tha Tahiri Berishes.

Më herët Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri iu përgjigj akuzave që bëri në foltoren e Kuvendit Vangjel Dule, për drogën e kultivuar në çdo cep të Shqipërisë dhe lidhjet e krimit me pushtetin çka ndikoi edhe në rezultatin e votimeve në Dibër, siç tha ai.

LEXO DHE :  Qeveria bllokon veprimet financiare të Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi lajmëron ndërkombëtarët

“Faleminderit që u kujtove në karrierën tënde të gjatë të çohesh të flasësh për herë të parë për kultivmimin e kanabisit, do të sugjeroja të interesoheshe zyrtarisht për këtë fenomen. Para se të sillje këtu thashetheme analistësh interesohu zyrtarisht.

“Ku ke qenë në 2008 Vangjel, ku i ke pasur sytë, në Gjirokastër, jashtë Tepelenës, në fshatra anës rrugës, Jozefinë ku i ke pasur sytë, pse s’ke shkuar te kryeministri jot ta denoncosh?”, i pyeti Tahiri duke përmendur fshatrat që në 2008 ishin të mbjella me kanabis por që mbahej fshehur. Sipas Tahirit, në kohën kur kryeministër ishte Sli Berisha, raporti i Guardia di Finanzia fliste për vetëm 7% të kanabisit të shkatërruar, ndërsa sot referuar të njëjtit raport, Tahiri tha se ka shkuar në 99% kanabisi i shkatërruar në cdo cep të vendit.

“Kush është karteli i drogës tani, ne që shkatërrojmë 99% aop këta që shkatërronin 7%? Kemi një problem me çështjen e kultivimi, problem që shkon përtej policisë. Është një problem që duhet adresuar në nivelin më të lartë politik, së pari në parlament. Është një problem që nuk zgjidhet vetëm nga policia. Policia rrezikon të harxhojë buxhetin e saj vetëm me aksionet anti-kanabis. Nëse do ishim rehat me Lazaratin do e linim aty se nuk na prishte punë. Ne nuk e lamë, i hymë një sfide që askush më parë nuk e bëri”, tha Tahiri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.