Debate në komisionin e CEZ/ Berisha: Mender shpifës. Balla: Nuk provokohem!
Dritare.net
Balla i kërkoi Berishës në nisje të betohet për të thënë të vërtetën, ai iu kthye:
Berisha: S’ke autoritet të marrësh betimin tim, nuk ke moral për të marrë betimin. Para dobësisë ekstrme të sektorit ligjor dhe parlamentit, zgjodha të respektoj parlamentin por në asnjë mënyrë njeriun e dënuar me vendim të formës së prerë si shpifës i ndyrë dhe që s’pranon të paguajë 10 milion lekë gjobë për atë që ka bërë. Je dy herë kriminel, së pari për shpifjen dhe së dyti për mospagesën. Kur unë të pranoj të jap mendimin tim, unë do ja jipja c’te thuash mos më bëj me fol. S’po flas këtu për akuza të tjera monstruoze që rëndojnë mbi ty sic është përdhunimi i një të sëmure…
Balla: Zoti dëshmitar nuk pranoni…
Berisha: Kërko ndjesë publike për mashtrimin qe i bëre publikut shqiptar.
Balla: Zoti dëshmitar mos u mundoni ta prishni këtë seancë. Emër, mbiemër për efekt procesverbali.
Berisha: S’mund të them asgjë një personi të dënuar si shpifës i ndyrë, mbani procesverbal, shkruajeni , fjalë për fjalë.
Balla: Gjeneralitetet nuk i thoni dot?
Berisha: Shpifës ordiner që i thoni qytetarëve që s’jam dënuar kurrë.
Balla: Interpretimi i dhënë nga kryetari i Kuvendit është shumë mirë i hartuar, dua t’ju bëj me dije se Kuvendi ka një praktikë të konsoliduar për këtë cështje. Një komision tjetër i vitit 2006 që hetohej në atë kohë prokurori i Përgjithshëm që ishte në atë kohë Dhori Sollaku, ai ka kërkuar përjashtimin e zotit Patozi që kishte 4 gjyqe të humbura me vendim të formës së prerë për shpifje. Ky lloj konfilikti interesi s’ka të bëjë me punën e një komisioni parlamentar. Kur ka vakum, precedenti është vendimi i shprehur, ndaj e tejkalojmë këtë cështje.
Berisha: Kjo është një shpifje e rradhës e juaj, dhe cdo fjalë që ti nxjerr, nxjerr vetëm shpifje ti je fytyra e vërtetë e Edi Ramës.
Balla: Shumë mirë, më pëlqen të falenderoj për këtë..
Berisha: I cili kërkon të shpëtojë përmes teje me 35 vjet burg që e pret sipas specialistëve për vjedhjet monstruoze.
Balla: Kam fytyrën që më kanë bërë prindërit e mi dhe jam krenar për të dy prindërit e mi.
Berisha: Je shpifës i dënuar.
Balla: Ju kujtoj dhe paralajmëroj për përgjegjësinë që ka dëshmitari për të thënë të vërtetën.
Bode: Pyetjet tuaja jane tendencioze, politike, te palgjishme
Balla: Ku bazohet kjo qe thoni ju?
Berisha: Sa shpëtove ti nga shpifjet e tua aq do shpëtojë ai nga 35 vjet burg
Balla: Këtë se kuptova
Berisha: S’ka gjë po ku mund të kuptosh ti
Balla: Keni ndonjë opinion për këtë?
Berisha: Sa të qëndrosh në atë karrige ti ngjet si një grumbull shpifës.
Balla: Ka qenë e gatshme OSSH per tu privatizuar?
Berisha: Je nje shpifes me mungesen me minimale te mungeses se respektit ndaj vetes. Ka i menderosur smund te jete burri.
Balla: Deshmi eshte kjo?
Berisha: E shkelqyer, po ku di ti cfare eshte deshmia, ti di se cfare eshte shpifja. Balla: Ju kujtoj edhe nje here detyrimin per te thene te verteten…
Ristani: E thate qe nese di e gjeni ne shpifje, por qe je shpifes i denuar
Berisha: E vertetuar, shpifes i denuar, ti ske dinjitet, ske personalitet dhe ske asgje dhe detyrohesh te dalesh para shqitpareve 5 here shpifes. Po pse sdel Pjerini? Humbet tenderat prandaj pajtohesh me te. je ne konflikt interesi.
Balla: Une ne rregull jam, shpresojme te te vere Luli ty ne liste.
Bode: Referoju ligjit. kete mund te pyesesh ti, dhe nuk pyetet kryeministri
Balla: Kryeminister ka pas qen. Une ketu citoj dy dokumente zyrtare, zoti deshmitare pergjigju.
Berisha: Te dashur qytetare, ne daten 9 .6 .2015, mender shpifesi
Balla: Ndalohen fyerjet
Berisha: Eshte denuar, ska fyerje me te madhe se ajo qe ke bere ti, ke perdorur kamerat per te mashtruar
Balla: Nuk provokohem
Berisha: Eshte denuar me vendim te formes se prere
Balla: Do pergjigjesh apo jo
Berisha: Te gjithe shqiptaret e kane mender ate. S’paskeni njeri tjeter ne grup pervec atij? A e kuptoni ku keni rene apo jo? Me lejoni ta lexoj te gjithe vendimin. Balla: Nderpritet, nuk ka te beje me…per kete 21 miliarde ske gje per te thene. Berisha: Vendimi numer 1494 te ka damkosur si shpifes i ndyre, ma imponon shteti ligjor kte qendrim.
Ristani nderhyn
Balla: Leri teatrat me mua.
Ristani: Qe je i denuar me shpifje
Balla: Po e pranoj, por pranoje edhe ti terhiqe ate qe the heren e kaluar që s’ke qene i arrestuar, edhe i denuar se kam ketu edhe pricesverbalin qe ke qene i ndaluar, ke dorezuar celesat dhe nje bicak.
Balla: Kete teatrin e Lul hollandezit,.,leri keto me mua tani
Ristani: Mender kryetar se ta vuri festen sipas kokes
Berisha: Jo mender kryetar, mendes shpifes/ tema