DEBAT/ Berisha flet për Nexhmijen në Kuvend. Rama: Prisja të flisje për Byronë e Hetimit, jo Byronë Politike
Dritare.net
Berisha: Nexhmije Hoxha është një kriminele pothuajse në të njëjtën kategori me të shoqin. Nga viti ’74, deri kur vdiq Enveri, komandonte Nexhmija, pasi ai ishte sëmurë. Çdo vepër kriminale, çdo pushkatim gjatë kësaj periudhe është bërë me urdhër të Nexhmijes.
Kjo s’mund të ndodhte në kohën e vizitës së Kerry-t.
Të nxjerrësh këtë kriminele në televizor për të mbrojtur diktatorin, vetëm ti mund ta bësh.
Rama: Ndërkohë që të gjithë prisnin të flisnin për Byronë e Hetimit, ti flet për Byronë Politike. Nuk e kuptova çfarë pate për këtë rrëshqitje në të kaluarën, por të takonte që të korrigjoje vetveten dhe të mos merrje një gjobë të madhe për gënjeshtrat, siç propozove herën e shkuar. Sot do ishe gjobitur keq sepse një javë më parë nuk le gjë pa thënë për të kërkuar që të vinte drafti për Byronë Kombëtare të Hetimit. E ke lënë partinë pa kokë, se ke vënë njërin që ka nevojë për edukatore dhe e merr për dore në takim me të huajt. Vetëm t’i mund të flasësh në një fjalim edhe për Nexhmijen, edhe për John Kerry-n. Askush tjetër nuk e bën në botë.