De Biazi paralajmëron futbollistët: Kujdes nga Shaqiri!

Gianni de Biasi mendon se Xherdan Shaqiri do të bëjë diferencën në fushë në ndeshjen Shqipëri – Zvicër. Në konferencën për media para ndeshjes së parë në Euro 2016, atë ndaj Zvicrës, trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka thënë se duhet të kenë kujdes nga Xherdan Shaqiri.

Sipas italianit, Shaqiri është lojtari i cili mund ta bëjë diferencën në fushë.

“Shaqiri? Është një lojtar me shumë kualitet dhe që në çdo moment mund të bëjë gjëra të rëndësishme. Do të jetë një ndër lojtarët nga të cilët do të kemi shumë kujdes gjatë ndeshjes”, ka deklaruar Gianni De Biasi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.