Daut Haradinaj: Isha në konsultë me policinë austriake

Ndërsa në mediet qarkulloi lajmi për ndalimin e vëllait të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, ka reaguar edhe ky i fundit. Haradinaj thotë se nuk ka qenë i arrestuar, por ishte në një konsultë me policinë në Aeroportin e Vjenës.

 “Lajmi nuk është i vërtetë, ishte vetëm një konsultë disa minutëshe me policinë në aeroport. Nuk ka të bëjë as me ndalim dhe as me arrestim. Jam në Vjenë i lirë dhe duke u bazuar në planin tim. Falënderoj policinë dhe shtetin austriak për korrektësinë e vazhdueshme, si në këtë rast, ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme të cilën ia kanë dhënë Kosovës pa rezervë. Mesazhi im për miqtë dhe dashamirët të shqetësuar, jam i lirë dhe jam shumë mirë. Shumë shpejt takohemi në Kosovë – i falënderoj të gjithë për mbështetjen.”,– tha ai për Klan Kosova./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Finalja e Këngës Magjike/ Ja si u veshën vipat!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.