Dashair Shehi flet për femrat e kuvendit: Arta Dade kishte një sharm
Dritare.net
I pyetur për përdorimin e figurës së tij nëpër rrjete sociale që Shehi e konsideronte shumë zbavitës.
Shehi ndër të tjera foli edhe për një krahasi mes Berishës dhe Ramës, duke deklaruar se me Francën, Berisha ishte më dinjitoz sepse kishte shkuar atje si doktor.
Sa i përket kreut të PD në Gramsh, i cili u shfaq duke përdorur një fjalor banal me policinë, Shehi u shpreh se Haruni duhet ose të ndryshojë pije, ose ta mbajë atë që pi.
Si e komentoni ngjarjen e Elmas Harunit në Gramsh?
Mua më duket si një ngjarje e ekzagjeruar në media, sikur çka ndodhur. Një njeri që ka pirë në Gramsh dhe është zënë me policët. E thërrisnin me emër njeri-tjetrin. PD e ka marrë me shumë seriozitet çështjen e Harunit. Ai bën mirë të pijë një pije tjetër ose ta mbajë atë që pi.
Do jeni kandidat i PD-së për Bashkinë e Tiranës? Ca mendimi keni për Lali Erin?
Ne nuk kemi vendosur asgjë. Gjykoj që Bashkia e Tiranës është çështja më serioze politike e ardhshme. Ne do ta marrim seriozisht. Në qoftë se në Bashkitë e tjera ka komponent lokal, këtu çështja është ndryshe.
Cila është femra më simpatike në Parlament?
Parlamenti i sotëm ka shumë goca të reja dhe kjo më vë në vështirësi. Kur kam hyrë unë në 92 kishte nja 10 a 12. Ishin disa më të pashme. Pamja e jashtme nuk është se luante ndonjë rol të madh në politikën e asaj kohe, sot është ndryshe. Sot një nga preokupimet më të mëdha është se si vishet kryeministri, a e kemi të pahshëm, a i kemi firmato rrobat. E kam të zorshme tani të them një emër.
Arta Dade?
Për kohën kishte një sharm./ I.M-Dritare.net