Dash Shehi: Letra e Ramës për Bashën, tallëse
Dritare.net
Shehi tha se letra është tallëse.
“Ne nuk do marrim pjesë në zgjedhje dhe do bëjmë çmos që zgjedhjet të mos bëhen. Duke e parë këtë situatë, ai teatri i vjetër i kukullave e ka kuptuar që tani duhet të bëjë një gjest publik dhe për t’ia lënë ngarkesën pjesës tjetër. Nëse do kishte përmendur largimin e tij, do kishte hapur një spirale. Fraza e fundit, ai e quan këtë një krizë të pakuptimtë. Letra është e kuruar dhe është pak tallëse, ka pak Konicë këtu. Se e imiton, se i mendon njerëzit budallenj. Nëse zoti Basha do ta pranojë, le ta pranojë! Është puna e tij. Të gjithë këto tallje që ka bëre Rama këtë radhë i ka hedhur me letër. Kjo është tallje e madhe, tallje me shkrim. Pjesa opozitare po besoi këtë letër në vëmë në dyshim reputacionin tonë që kemi ndërtuar në gjithë këtë kohë. Unë nuk shikoj asnjë shpresë tek kjo letër. Nuk merr asnjë kosto PD, nëse i thotë jo”, tha Shehi./K.C/dritare.net