Dani tregon si erdhi bashkëpunimi me Luana Vjollcën

Para disa javësh, këngëtari i mirënjohur Ramadan Krasniqi, ka publikuar një duet me Luana Vjollcën.

Këngë e tyre, e cila titullohet “Sonte”, sapo u publikua në Youtube, mori miliona klikime dhe u pëlqye shumë.

Si Dani dhe Luana kanë rënë dakord për këtë këngë surprizë, u zbulua së fundmi nga këngëtari, i cili ishte i ftuar në “Mirage”, ku foli për këtë bashkëpunim.

Ai tha gjithçka ndodhi brenda ditësh. Luana i kishte propozuar këngën e realizuar, dhe ai kishte pranuar ta këndonin bashkë.

“Bashkëpunimi erdhi spontanisht. Ato gjëra që bëhen pa plan dalin më të mira. Këngën me Luana Vjollcën e ka realizuar kompozitori Bini. Luana e kishte incizuar këngën dhe duke folur me ata kishin rënë dakord që kënga duhet të ishte bashkëpunim. Më mori në telefon dhe më tha që kam bërë një këngë, është e përfunduar dhe kemi menduar për ty. Faleminderit shumë i thashë dhe e lamë që nesër të shkoja të dëgjoja këngën. Shkova, e dëgjova, më pëlqeu melodia, teksti dhe Luana si e kishte kënduar. Mësova tekstin, e incizova. Pas dy ditëve shkova në Tiranë dhe bëmë klipin. Çdo gjë ndodhi shumë shpejt, brenda pak ditëve. Rëndësi ka që kënga po pëlqehet, klikimet janë reale. Luana ishte shumë pozitive, më pëlqeu shumë dhe ishte shumë skenike”, u shpreh Dani.

LEXO DHE :  Pse i urrej dasmat patetike shqiptare!

 

 



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.