Damian Gjiknuri mbron kolegun: Nuk janë prova, çështja do të marrë kohë, edhe do të apelohet!
Dritare.net
Ndërsa ka kërkuar që gjykata të jetë e pavarur në dhënien e vendimit, Gjiknuri është shprehur se, çështja e Tahirit do të marrë kohë, sepse edhe do të apelohet.
Damian Gjiknuri: Duke qenë se vi nga drejtësia, janë disa parime që na kanë udhëhequr, më mirë 100 të fajshëm në rrugë se një i pafajshëm në burg. Nuk mund të paragjykoj vendimin. Vetë ai ka thënë që ka besim te drejtësia. Mendoj nuk janë ato standarde prove për akuzat. Me rëndësi është gjykata të jetë e pavarur në vendimin e saj.
Një mik i imi i huaj më tha, 'Damian jetojmë në kohë të tjera, sot je i fajshëm deri sas të dalësh i pafajshëm'. Sot gjyqin ta bëjnë studiot televizive. Populizmi ka sjellë gjëra të rrezikshme. Ky është komenti im. Megjithaë unë besoj se çështja do të marrë kohë sepse edhe do të apelohet. Unë nuk mund të gjykoj vendimin.
Gazetarja: Keni pritshmëri se do të dalë i pafajshëm?
Damian Gjiknuri: Unë thashë që e rëndësishme është që çdo vendim të jetë i bazuar në prova.
Gazetarja: Keni kontaktuar me kolegun tuaj?
Damian Gjiknuri: Këto janë gjëra private. Unë kontaktoj me shumë njerëz./K.C/dritare.net