Dalin pamjet, si u arrestuan të fortët e Elbasanit, ja çfarë u gjet në banesat e tyre!
Dritare.net
Gjatë arrestimit dhe kontrollit në shumë banesa policia e shteti ka sekuestruar armë, drogë dhe sende të tjera në cilësinë e provës materiale.
Policia ka shpërndarë pamjet e operacionit të zhvilluar nga RENEA dhe FNSH e Tiranës duke lënë në hije policinë e Elbasanit për frikë të dekonspirimit të operacionit.
Sendet e sekuestruara
Revolver “Nagant” me mulli , me gjashtë fishekë, kalibër 9 mm.
Pistoletë gjysmë automatike e markës “Zoraki”, me gjashtë fishekë, kalibri 7.65 mm
Nje krehër pistolete TT, me katër fishekë, model 54.
26 copë fishekë, model 54.
4 jelekë antiplumb
Një shkop metalik nga ata me hapje me stampo police USING
Një portofol lëkure me stampe policia e shtetit.
7 palë targa automjtesh, shqiptare dhe të huaja.
4 radio marrëse dhe dhënëse
Një peshore elektronike
735 gr lëndë narkotike e dyshuar si kanabis, e paketuar në atë formë e përgatitur për tu tregtuar.
telefona celular (smartfona dhe të thjeshtë), dhe një prej tyre satelitor.
Të arrestuarit për korrupsionin në AMA
- Bledar Karaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan - Përfaqësues i TV kabllor "Brado" në Bradashesh
- Adem Boriçi, 61 vjeç, lindur e banues në Elbasan - pronari i i televizionit privat kabllor "Brado" me frekuencë në Bradashesh/ Licencën e ka marrë në vitin 2011.
- Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë - Ish-Këshilltar në AMA
- Suela Musta 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë - Anëtare e Autoritetit të Medias Audivizive
- Izmir Hajdari, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë - Gazetar dhe ish-inspektor i AMA
- Artan Drazhi, 34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
- Shkëlqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim
- Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë - Pronar i TV kabllor “Tata Junior”
Të arrestuar për ngjarjet kriminale
Florenc Çapja, 38 vjeç i akuzuar për “Vrasje me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Endri Çopja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i cili ndodhet në qeli për një tjetër vepër penale në burgun e Elbasanit
H.Gj (S), 40 vjeç, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, lëndëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “Mbajtja pa të drejte e uniformës”
Në Kërkim
Marjus Lulaj (alias Suel Çela), 31 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan - i shpallur në kërkim
Q.H, 25 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve” - i shpallur në kërkim
Ervis Bardhi 38 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Elbasan - i shpallur në kërkim
Etien Çani. 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan - i shpallur në kërkim/e.k-Dritare.net