Dalin fotot e para të Ariana Grande, pas horrorit nga sulmi në koncert
E Mërkurë 24 Maj 2017, 00:12
Dritare.net
Në foto ajo shihet teksa ka arritur në qytetin e saj të lindjes në Boca Raton, Florida.
Ylli i muzikës pop mund të shihet në lot ndërsa ka dalë nga një avion privat dhe u përshëndet nga i dashuri i saj Mac Miller, i cili po e priste këngëtaren 23-vjeçare.
Ariana, e veshur me të zeza, ndau një përqafim të gjatë dhe puthje me Millerin.
Milleri gjithashtu përqafoi ngrohtësisht dhe nënën e Ariana, Joan, e cila si vajza e saj dhe ajo ishin veshur tërësisht në të zeza.