Dalin detaje nga aksidenti tragjik/ Familja me 4 të vdekur po kthehej nga festa
Dritare.net
Mësohet se viktimat janë nëna, babai dhe dy vajzat B. Bibaj, Xh.Bibaj, F.Bibaj dhe V. Bibaj, ndërsa dhëndri i familjes A. Alia i cili drejtonte mjetin me targa AA472 PE, ka mbetur i plagosur. Thuhet se, drejtuesi i mjetit po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara. Por policia po punon deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
"Tiranë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjekësor
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.",- njofton policia./K.C/dritare.net