Dajti/ Policia e Shtetit: Në shtëpitë e gjyqtarëve gjetëm mijëra euro

Pas kontrollit të ushtruar në shtëpitë e gjyqtarëve që votuan vendimin për reduktimin e dënimit për vrasësin e katër policëve në Durrës, në 2009-ën, Dritan Dajtit, policia konfirmon operacionin. Policia e Shtetit njofton se, në banesat e gjyqtarëve janë gjetur municione luftarake, mijëra euro dhe prova të tjera të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese.

“Duke iu përgjigjur interesimit shumë të madh të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit. Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese. Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun.”,- njofton policia./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Stuhia gjeomagnetike do të godasë Tokën, sa jemi larg nga “fundi i botës”!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.