Dade: Rama ka dështuar. Gjylameti: Flet si Saliu dhe Mona

Ish-deputetja Socialiste Arta Dade ka deklaruar se kryeministri Edi Rama duket të ikë nga pushteti, dhe PS të formojë një qeveri të re.

“Rama ka dështuar ndaj duhet të ikë sepse është bërë më keq se Saliu në modelin e pandëshkueshmërisë.”-tha Dade.

Por ndaj këtyre komenteve të Dades ka reaguar deputetja socialiste, dhe kryetarja e PS, në Tiranë Blerina Gjylameti.

Gjylameti shkruan me dashamirësi për daden, por nuk lë pas edhe shigjetimet, duke thënë se ajo po flet si Saliu dhe Mona.

 “E dashur Arta! Respekt e mirënjohje për çfarë ke dhënë ndër vite për PS dhe keqardhje për çfarë deklaron kundër PS qyshse nuk je më deputete. Do thuash ti s’kam folur për PS po për Edi Ramën! Kështu flasin edhe kundërshtarët e PS që nga Saliu e deri tek Mona…

Unë e shumë kolegë të mitë e dimë që ti ske qenë e sdo të jesh kurrë si ata, prandaj përmbahu Arta, sepse mllefi ndaj Edi Ramës nuk është këshilltar i mirë dhe PS sot është në qeveri e vetme në radhë të parë për meritë të tij .

Pandëshkueshmëria më e madhe, se në kohën e Saliut? Ah jo, ne gabime kemi bërë patjetër, po as kemi vrarë e as kemi grabitur Shqipërinë! Nëse ti mendon ndryshe, ke shkuar larg e dashur dhe mbase një kafe me ne të gjitha është koha që ta pish. Përqafime, Blerina” – shkruan Gjylameti./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Hajde lart se nuk e kam burrin, ja si përgjigjet Salvini!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.