Dade: Deklaratat e Gent Cakajt për shkarkimet, antiligjore
Dritare.net
Dade ka thënë se deklaratat e Cakajt janë antiligjore dhe nuk kanë ndodhur ndonjëherë më parë.
Arta Dade: Legjislacioni e përcaton qartë se çfarë detyrash ka zëvendësministri, dhe për rrjedhojë ligjërimi i tij lidhur me kërcënimin apo informim në media, nuk besoj që ka ndodhur ndonjëherë që lëvizjet në rastin konkret të diplomatëve të bëhën duke u dhënë paralajmërim përmes mediave. Ka ndodhur me kryeministrin në fillim të këtij mandati në një takim me ambasadorë, të cilët kanë qenë emërtesa e vetë kryeministrit lidhur me nxitjen për të pasur një diplomaci më efektive nga ana ekonomike, ai bëri disa deklarata në mënyrë arrogante dhe pas kësaj nuk vumë re asnjë lëvizje nga ana e amabsadorëve që janë nën autoritetin e kryeministrit. Këto deklarata piëk së pari janë antiligjore, pasi ministria e Jashtme e ushtron aktivitetin sipas ligjit./ I.M-Dritare.net