Çudit moti në Evropë/ Tetori e nëntori i ftohtë, dhjetori sjell surpriza
E Enjte 3 Tetor 2019, 08:08
Dritare.net
Tanimë ka nisur ulja e temperaturave në të gjithë Evropën.
Muaji tetor, dhe nëntor pritet që të kalojnë me temperatura të ulëta, ndërsa gjatë dhjetorit temperaturat pritët që të rriten.
Sipas mediave evropiane, pjesa Jugore e Evropës gjatë tetorit, dhe nëntorit pritet që të jetë me e nxehtë dhe më e thatë se zakonisht, ndërsa në Britani të Madhe, në pjesën veriore të Evropës dhe në jug të Skandinavisë pritet të ketë reshje.
Nga ana tjetër, dimrin do ta ndjejë Evropa vetëm në janar e shkurt kur temperaturat do të arrijnë ekstremin e ftohtë, paralajmëron meteorologu amerikan Todd Crawford./ I.M-Dritare.net