Çokollata e ngrohtë është ideale për këto ditë të ftohta dimri

 

Bora na ka bllokuar brenda, dhe në ambientin e ngrohtë të shtëpisë me një film të bukur do na shijonte shumë një çokollatë e ngrohtë. Para se të hapni televizorin apo kompjuterin për të parë një film në këto ditë të ftohta janari, ne të dritare.net ju sugjerojmë të përgatisni në kushte shtëpie çokollatën e ngrohtë.

Nuk është aspak e vështirë, më poshtë lexoni recetën se si përgatitet çokollata, dhe shijojeni teksa shikoni një nga filmat tuaj të preferuar.

Çokollata e ngrohtë është një nga ëmbëlsirat më të lehta dhe të shijshme. Është ideja e duhur që duhet të realizoni në këto ditë.
Përbërësit:

LEXO DHE :  Na tregoni muajin e lindjes, t’ju tregojmë karakterin që keni!

400 ml qumësht
100 gr çokollatë të zezë
Pak kripë deti

2 lugë gjelle niseshte
Krem për ëmbëlsira

Përgatitja:
Në një tenxhere hidhni qumështin të ziejë, shtoni çokollatën dhe përziejeni. Hidhni dy kokrra kripë deti dhe vazhdoni sërish të përzieni. Niseshten hollojeni me ujë të vakët, dhe shtojeni te tenxherja me qumësht dhe çokollatë.
Pasi çokollatë të jetë trashur hidheni në gota të mëdha apo filxhanët që ju pëlqejnë më shumë dhe mbi të shtoni masën kremoze të bardhë. Sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe sheqer./A.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.