CNN: Trump falsifikon shifrat për kriminalitetin në Gjermani
E Hënë 18 Qershor 2018, 18:06
Dritare.net
Por "CNN" në një artikull dedikuar statusit të Trumo në "Twitter" shkruan se Presidenti falsifikoi shifrat e kriminalitetit në Gjermani.
"Njerëzit në Gjermani janë duke u kthyer kundër udhëheqësve të tyre. Krimi në Gjermani është shumë i lartë. "-shkruan ndër të tjera Donald Trump, duke e lidhur çështjen e krimit me emigrimin masiv.
"Ne nuk duam se çfarë po ndodh me emigracionin në Evropë të ndodhë me ne!" shtoi ai.
Por hipoteza e Trump për krimin është e gabuar. Numri i të dyshuarve jo-gjermanë ka rënë pothuajse 23% nga viti 2016 deri në 2017./ I.M-Dritare.net