Çmimi i naftës/ Ministrja Denaj: S’ka rritje, fantazi e Bashës

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka reaguar pas deklaratave të liderit të opozitës, Lulzim Basha, i cili tha se, është rritur taksa e karburantit. Përmes një postimi në Twitter, Denaj shkruan se këto deklarata janë vetëm produkt i fantazisë së Bashës.

Kur e humbet debatin, i humburi kapet pas sajesave! Kjo m’u kujtua duke dëgjuar Lulzim Bashën që flet për rritje të taksës së karburantit. Një tjetër produkt i një fantazie gjithnjë e më shumë për të ardhur keq! S’ka rritje taksash, s’ka taksa të reja!”,- shkruan Denaj./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Alketa Vejsiu: Me Vera Grabockën, përgjithmonë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.