Çmendet polici i FNSH/ I futet me makinë në oborr, dhe plagos të zotin e shtëpisë
Dritare.net
Policia njofton se një polic i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, në gjendje të dehur i është futur një qytetari me makinë në oborr, dhe më pas është konfliktuar me të dhe e ka plagosur.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi P. Sh, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në repartin e FNSH Fier, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip ‘Benz’, në lagjen ‘Sheq i Madh’, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është futur në oborrin e banesës së shtetasit S.M., 70 vjeç.
Pasi është konfliktuar me pronarin e shtëpisë, ka nxjerrë armën dhe e ka plagosur në gishtin e dorës shtetasin S.M, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier shtetasi P.Sh. dhe po kryhen nga SHÇBA veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia./ I.M-Dritare.net