Çmendeni nga zhurma e përtypjes? Ja nga ç’sëmundje vuani!

Nuk e duroni dot partnerin kur ha çamçakëz, ha një mollë, apo diçka tjetër kërcitëse? Epo kjo ‘sëmundje’ ka një emër. Nëse ju bezdiseni shumë, por ama shumë nga kjo zhurmë, atëherë duhet ta lexoni patjetër këtë artikull. Të gjithë ne kemi mes vetes, njerëz që bëjnë zhurmë gjatë përtypjes dhe ne i ulërasim duke i thënë: “Ti nuk di të hash!”. Ai/ajo di të hajë, por problemi qëndron në trurin tonë.

Ju thjesht nuk mund ta dëgjoni zhurmën e përtypjes së njerëzve dhe nga kjo bëheni agresivë, ose dilni fare nga vetja. Kjo është një ‘sëmundje psikologjike’ që prek disa njerëz, informon dritare.net

LEXO DHE :  Jetojnë në kushte eksteme/ Babai dhe vajza 8-vjeçare kanë menduar të vetëvriten

Ajo është misofonia. Mos u shqetësoni! Nëse vërtet nuk i duroni dot zhurmat e njerëzve kur përtypen, kjo nuk ju bën të këqij.

Ju thjesht vuani nga një çrregullim nervor, i quajtur misofoni. Njerëzit me këtë çrregullim, kanë një luhatje  ndjeshmërie ekstreme ndaj zhurmës dhe tingujve të veçantë. Për shumë njerëz, misofonia është e lidhur me tingujt që prodhohen gjatë ngrënies: përtypja, gëlltitja, ose kërcitja e ushqimit.

Nëse vuani nga kjo ‘sëmundje’, atëherë do të përjetoni zemërim dhe asgjë më tepër. Dritare.net ju këshillon të mundoheni ta qetësoni veten tuaj./Përshtati:Kadrije Çako/dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.