Clinton: Humbja ime për shkak të Rusisë dhe FBI
E Premte 16 Dhjetor 2016, 23:11
Dritare.net
Sipas saj arsyeja e Putin është se ajo u tregua kritike në deklaratat e saj në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 në Rusi, kështu sipas saj Rusia iu kundërpërgjigj për të goditur demokracinë e SHBA-ve.
“Putin më akuzoi publikisht se po i ktheja rusët kundër, dhe kjo është arsyeja pse ai mbështeti dhe bëri atë që bëri në zgjedhje”, tha Clinton e cila fajësoi edhe FBI-në për rinisjen e hetimeve pak para zgjedhjeve.
Kandidatja demokrate mori 3 milionë vota më shumë se Donald Trump, por u godit nga vota në shtetet e lëkundura duke sjellë humbjen në numrin e delegatëve në Kolegjin Elektoral.Donatorët e pranishëm në këtë takim ofruan për Clinton rreth 1 miliardë dollarë në fushatën e pasuksesshme për t’u zgjedhur presidente.