“Çka ka qëllu”, restoranti shqiptar në zemër të Nju Jorkut

Nga Kozeta Turishta

Dashuria për rrënjët dhe kulturën e vendit tënd mbetet e pazëvendësueshme me asgjë tjetër, pavarësisht faktit se ku jeton, qoftë dhe përtej oqeanit. Kemi rastin më aktual të një shqiptaro-amerikani, z.Ramiz Kukaj nga Kosova, i cili njihet për restorantin e tij “Tradita”, një piceri e kthyer tashmë në  oazin e shijes tradicionale shqiptare, ku shërbehet e hahet shqip në të gjitha kuptimet e saj. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shqiptarë të shumtë dhe biznesmenë të suksesshëm që kanë restorantet e tyre, dhe ndoshta deri diku nuk përbën ndonjë lajm, por në rastin e z. Kukaj, ka një tjetër ndryshim, pasi ai vetëm tre muaj më parë hapi dhe restorantin më të ri të quajtur “ Çka Ka Qëllu” në Bronz në New-York.

Ashtu si kuptohet dhe nga emri i referohet mikpritjes tipike shqiptare “ bukë e kripë e zemër”. Në kaq pak muaj ky restorant është bërë kaq i rëndësishëm, sa të duhet të bësh rezervim disa ditë më parë. Arredimi i përshtatet stilit të vjetër shqiptar, si synim për të promovuar jo vetëm ushqimin në këtë rast, por dhe kulturën e sofrës së famshme shqiptare.

Arredimi është konceptuar në dru, ku nuk mungojnë orenditë e vjetra që mbajnë vlera kulturore, gjithashtu kostumet tradicionale shqiptare që qëndrojnë në vitrinë  i japin aq shumë atmosferë ambientit si dhe qilimat e punuar me dorë nga gratë e Prizrenit. Kjo shton edhe më shumë kuriozitetin e klientëve që vijnë jo vetëm për ushqimin fantastik që nga flija, e deri tek kafeja turke e servirur me aq mikpritje. Pra më pak fjalë në këtë restorant do të gjeni jo vetëm një ushqim të mrekullueshëm por edhe një pjesë të historisë dhe kulturës shqiptare.

LEXO DHE :  Rama komenton zjarrin në KZAZ : Organizatorët rrinë rehat, militantët përfundojnë në burg

Kuka është shprehur për Dritare.net, se ka qenë më shumë se një rastësi hapja e një restoranti të tillë. Një ditë, djali i tij 12-vjeçar e pyeti të atin, “Bab, gjithë shokët më ftojnë nëpër restorante greke, italiane, etj, do dëshiroja shumë t’i çoja për darkë një natë në një restorant të vërtetë shqiptar, sepse dua shume t’i njoh me ushqimet dhe kulturën e vendit tim, i thotë djali”, ndërkohë i ati mendueshëm nuk diti t’i kthente një përgjigje, sepse nuk njihte ndonjë restorant kaq tipik shqiptar ku mund të impresiononte të huajt. Që prej asaj dite z. Kukaj, i hyri seriozisht kësaj pune dhe ia doli më së miri. “Çka ka qëllu’ tani njihet jo vetëm si vendi i ushqimit më të mirë tradicional shqiptar, por dhe si “Shtëpia” e vipave të ndryshëm shqiptaro-amerikanë.

Për këtë restorant kanë folur e shkruar dhe mediat si, “Voice of America”, media të ndryshme shqiptare dhe qershia mbi tortë është pa dyshim një shkrim në “New York Times”, dedikuar “ Çka ka qëllu”, duke e quajtur si vendin e duhur për shijen e mrekullueshme të ushqimit. Çdo shqiptaro-amerikan që jeton në New-York ia di mirë vlerën këtij vendi, por jo vetëm, janë dhe të huaj të shumtë që e frekuentojnë këtë restorant përherë e më shumë. /Dritare.net/



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.