Cilat janë vendet që do të fundosen në rast të një Brexit pa marrëveshje!
Dritare.net
Deri më tani të gjitha opsionet kanë dështuar, dhe parlamenti refuzon të pranojë marrëveshjen e Theresa May për daljen nga BE, ndërsa në këto kushte frika e daljes pa marrëveshje sa vjen e rritet.
Por, tanimë vendet evropiane kanë nisur të llogarisin kostot e tyre, nëse Britania do të dalë nga BE, pa një marrëveshje.
Kostot më të rënda sigurisht do t'i ketë vetë Britania pasi në vend rrezikohet deri tek boshatisja e marketeve dhe kriza e ushqimit.
Por, edhe vendet e tjera të BE do të pësonin humbje marramendëse
Irlanda
Dublini do të pësonte një goditje masive prej katër për qind ndaj PBB-së së saj si rezultat i një Brexit pa marrëveshje.
FMN parashikon për shkak të natyrës shumë të integruar të ekonomive irlandeze dhe britanike, Irlanda mund të përballet me pasoja të rëndësishme si rezultat.
Republika e Irlandës mbështetet fuqimisht në tregtinë ndërkufitare me Irlandën e Veriut. Në vitin 2016, Irlanda e Veriut eksportoi rreth 4 miliardë dollarë mallra dhe shërbime në jug.
Franca
Suficiti tregtar i Parisit prej £ 4 miliardë me Britaninë do të vihet në rrezik të konsiderueshëm nëse nuk arrihet marrëveshja.
Portet e Francës rrezikojnë të humbin miliarda euro investime.
Gjermania
Berlini aktualisht gëzon marrëveshje tregtare me Britaninë që kanë vlerë 61 miliardë paund, të cilat Federata e Industrisë Gjermane paralajmëron se janë në rrezik në rast të BREXIT pa marrëveshje.
Britania e Madhe është tregu i dytë më i madh i eksportit për prodhuesit gjermanë të makinave.
Detyrimet doganore prej £ 2 miliardë në vit do të shtohen në koston e makinave gjermane të blera nga konsumatorët britanikë nën një Brexit pa marrëveshje.
Vitin e kaluar, 950.000 makina të prodhuara nga Volksëagen, BMË dhe Mercedes-Benz u regjistruan në Britani të Madhe si pjesë e makinave gjermane .
Belgjika
"Një Brexit pa marrëveshje do të dëmtojë seriozisht ekonominë belge", -sipas paralajmërimeve nga ministri i financave, Johan Van Overtveldt.
Van Overtveldt ka thënë: "Belgjika është eksportuesi i katërt, në shuma nominale, në Mbretërinë e Bashkuar, në një nivel me Francën, që është një vend shumë më i madh, dhe kështu, nëse Brexit shkon në rrugën e gabuar, do të dëmtojë seriozisht ekonominë belge.Po flasim për mijëra e mijëra vende pune në varësi të biznesit të bërë me Mbretërinë e Bashkuar".
Italia
Roma mund të duhet të kontribuojë një shtesë prej 900 milionë euro në vit në arkat e buxhetit të Brukselit për të kompensuar mungesën e mbetur nga Brexit.
Fermerët e vendit gjithashtu janë të shqetësuar se çdo kufizim në tregtinë e lirë midis Italisë dhe Britanisë do të shkatërronte industrinë e tyre./ Përshtati Isa Myzyraj-Dritare.net/ Express.co.uk