Cila heroinë filmi ju përfaqëson sipas shenjës tuaj astrologjike
Dritare.net
Dashi: Gamora. Kur ju keni një ide në kokë asgjë nuk mund t’iu ndalë për të realizuar. Fiks si Gamora, më kokëforta e filmit “Gardians of the Galaxy”. Sipas Dritare.net, ajo gjithashtu është e paduruar si ju.
Demi: Wonder Woman. Ju vërtet jeni kokëfortë ama ndihmoni përherë të tjerët fiks si kjo heroinë që mundohet të shpëtojë botën pa menduar aspak për veten.
Binjakët: Harley Quinn. Ju keni shpesh dy personalitete dhe herë mund të jeni të lumtura e të dashura, herë mund të mbylleni në vetvete. Harley ju ngjan shumë në këtë pikë. Ajo është sa e vrullshme, aq edhe e ndjeshme. Ndonjëherë mund të bëhet e paparashikueshme si ju.
Gaforrja: Mantis. Ju ashtu si kjo heroinë dini të lexoni ndjenjat e të tjerëve edhe kur ata i fshehin. Ëmbëlsia dhe butësia ju karakterizojnë.
Luani: Capitain Marvel. Duke qenë se ju jeni shenjë zjarri dhe doni të keni përherë vëmendjen e të tjerëve, sigurisht që kjo është heroina që ju përshtatet. Përveçse kurajoze si ju, ajo nuk e fsheh identitetin dhe ka super fuqi.
Virgjëresha: Hope Pym ose The Wasp. Ashtu si kjo heroinë, ju nuk keni nevojë për askënd për të rregulluar problemet tuaja. Jeni të pavarura dhe dini të parandaloni rrezikun.
Peshorja: Natasha Romanoff ose Black Wodow. Kjo heroinë është ndër më inteligjentet e Avengers fiks si ju. Nga ana tjetër ngjashmëria qëndron edhe tel talentet e shumta që keni dhe tek njohuritë. Ajo mund të luftojnë armiqtë, të hacker-ojë në kompjuter, të flasë disa gjuhë, të infiltrohet diku dhe të ruajë qetësinë legjendare. Po sa shumë që ju ngjan...
Akrepi: Jean Grey ose Dark Phoenix. Me një pamje misterioze, por mjaft tërheqëse ju dhe kjo heroinë e X-Men ngjasoni shumë. Në dashuri ju dhe ajo jeni intensive, por edhe të ndjeshme në të njëjtën kohë.
Shigjetari: Valkyrie. Ju nuk keni frike nga asgjë dhe adhuroni aventurat. Fiks si kjo heroinë luftarake që lidh miqësi të fortë me Thor. Ajo, ashtu si ju, nuk ngurron të veprojë dhe është gati të bëjë gjithçka për të arritur qëllimet.
Bricjapi: Domino. Ju jeni përgjithësisht të mirë në shumë disiplina dhe doni ta tregoni këtë gjë. Heroina e Deadpool 2, e cila ka shumë fat adhuron të duket e veçantë dhe kjo gjë nuk e sikletos aspak. Ua fiks si ju bricjapet.
Ujori: Daisy Johnson ose Quake. Ju jeni përherë unike dhe misterioze në të njëjtën kohë. Fiks si Quake në filmin “Agents of SHIELD”. Ajo nume tregon shume se kush është në të vërtetë, përveç miqve të ngushtë.
Peshqit: Catwoman. Tek kjo heroinë, e gjithë ndjeshmëria e ju peshqve fshihet pas maskës së maces. Ajo është si ju që nuk doni të tregoni se kush jeni vërtet. /A.S-Dritare.net