Çiklistja që i ngriti gishtin e mesit Trump, po kandidon për post në Virxhinia
Dritare.net
Briskman do të sfidojë republikanen aktuale, Suzanne M. Volpe, për të përfaqësuar Qarkun Algonkian në Bordin e Mbikqyrjes Publike të Loudoun, vitin që vjen. Qyteti mendohet se do ta mbështesë me vota demokraten, por republikanet kanë shumicën.
“Loudoun meriton transparencë në qeveri, shkolla me financim të plotë dhe zgjidhje më të zgjuara për t’u rritur. Është kohë për ndryshime”, shkruan Briskman në Twitter.
Ajo gjithashtu sqaron edhe për incidentin e vitit të kaluar. “Doja thjesht të bëja një xhiro me biçikletë”, shkruan Briskman.
Për gjestin që bëri kundrejt eskortës së Trump, ajo humbi vendin e punës, por fitoi mbështetjen e të gjithë atyre që kundërshtonin politikat e administratës aktuale.
"Ne kemi të drejtë të protestojmë në mënyrë paqësore dhe të kritikojmë dhe shprehim mospajtimin ndaj qeverisë sonë". Unë kam marrë disa reagime që thonë se duhet të respektoj presidentin. Edhe nëse nuk më pëlqen ajo që ai bën, ju nuk duhet të tregoni këtë lloj përbuzjeje. Unë thjesht e kundërshtoj atë, dhe Kushtetuta ma garanton këtë privilegj”.
Gra të tilla duhet të shikojmë, që janë të përkushtuara dhe mendjehapura, të gatshme për të bërë ndryshim. Briskman është shembulli i duhur, e cila përdori famën e saj në Internet për të luftuar, për ndryshim./Përshtati Enkeleda Bodini/dritare.net