Chiara Ferragni ka një mesazh motivues, për të gjithë ata që nuk u pëlqen vetja!
E Shtunë 16 Mars 2019, 20:08
Dritare.net
Shumica e nënave të reja që janë në pritjen e ëmbël përballen me disa strese apo mendime që ju krijohen në kokë, duke mos dashur veten e tyre me trupin apo barkun e rrumbullakosur.
Por blogerja e famshme italiane, ka një mesazh për ët gjitha vajzat që presin të behen nëna për herë të parë. Përmes një postimi në Instagram me një foto kur ka qenë shtatzënë, Chiara shkruan: “Të duash trupin është një proces i gjatë ndaj unë u sugjeroj të gjithëve ta komplimentojnë veten çdo herë që e shikojnë në pasqyrë.”./A.C/dritare.net