Parada u mbajt në sallën e ekspozitës së arteve të bukura “Grand Palais”, ku 'Chanel' zbuloi koleksionin e veshjeve pranverë / verë 2018, ku ishin të ftuar shumë personazhe, ndër to ylli i përjetshëm, Monica Bellucci dhe aktorja kineze, Baihe Bai.
Modelet u mbrojtën me kujdes nga rreziqet e mundshme, të këtij mjedisi kaq të pazakontë për një sfilatë, ku binin në sy: shumë çizme të larta plastike për shi, theksojmë se ishte plastikë e tejdukshme, si dhe kapele e doreza plastike etj.
Koleksioni zbuloi edhe elemente të kostumeve tradicionale, xhaketa dhe funde të shkurtra, transparente, si dhe pantallona dhe fustane me dantella.
Më shumë se 80 firma të modës kanë shfaqur koleksionet për vitin e ardhshëm, gjatë 'Javës së Modës' në Paris.
Shfletoni galerinë më poshtë, për të parë koleksionin./D.G-Dritare.net