Champions League/ Ja formacionet zyrtare, Lion-Barcelona!
E Martë 19 Shkurt 2019, 20:08
Dritare.net
Janë publikuar tanimë formacionet zyrtare me të cilat do të startojë ndeshja,
Trajneri Bruno Genesio ka zgjedhur të luajë me një formacion 4-2-3-1, ku në portë do të jetë Lopes, në mbrojtje Dybua, Marselo, Denaje dhe Mendi. Në mefushë përpara mbrojtjes do të jetë Ndombele dhe Uar, ndërsa treshja Traore, Depaj dhe Terrie do të mbështesë Dembelen.
Ndërkohë Ernesto Valverde ka zgjedhur një formacion 4-3-3. Në portë do të jetë Ter Shtegen, në mbrojtje Semedo, Pike, Lengle dhe Zhordi Alba, ndërsa treshja e mesfushës do të jetë e formuar nga Sergi Roberto, Buskets dhe Rakitiç. Në sulm, treshja e frikshme Mesi, Suarez dhe Dembele./ I.M-Dritare.net