Çfarë u tha nga diaspora ilire në Palestinë kur kryqëzuan Krishtin
Dritare.net
Qytetari i dytë: Ky është një copë legeni që nuk e ka shokun. I mori 40 aspra një komshiut tim për një dollap.
Qytetari i tretë: Kush është biri i Zotit mo, ky? Po e di gjithë lagjia që Maria është dashnorja e Pjetrit dhe kur i lindi ky kopili, i tha Jozefit që e kam me ty.
Qytetari i katër: Ky është një kokër mashtruesi. E kam parë me sytë e mi që i tha një shokut të tij të bënte si i paralizuar dhe pastaj kur të grumbulloheshin njerëzit, do të bënte sikur ngrihej në këmbë kur ti fliste.
Qytetari i pestë: Jo, jo, nuk është ashtu si thua ti. Ai ishte vërtet i paralizuar, por ky i mori para që ta ngrinte në këmbë, por atij fakirit nuk i mbajti as pesë ditë, se u paralizua prapë.
Qytertari i gjashtë: Aman mos u merrni me atë leshkon. Ai do marri për grua atë kurvën, Margaritën.
Qytetari i shtatë: Ku ma gjen të marri Margaritën, por më duket se është pederast se e shikoj gjithë ditën me burra. Pastaj shkoi 33 vjeç dhe akoma nuk është martuar. Ç’a i thua kësaj pune?
Qytetari i tetë: Po ky s’bëri hajër si marangoz, falimentoi dhe u bë çoban në fshat. As atë punë nuk e bënte dot se i humbisnin delet. E ti pret të bëj hajër këtu!
Qytetari i nëntë: Ç’ja bëri mirë ai Juda atij legenit që bënte si biri i Zotit. E pe çfarë karroce kishte marrë me paratë që i dhanë? Eh kur nuk e patëm ne këtë fat.
Qytetari i dhjetë: Është kokra e mashtruesit. E kam parë vetë si po ju shpërndante peshk e bukë dhe ju hante në kandar.
Qytetari i njëmbëdhjetë: A ka shtet apo nuk ka këtu? Ta marrin për leckash këtë legenin dhe ta fusin në burg, se bën si interesant ky. /dritare.net