Çfarë të vishni në udhëtimet me avion? Jua tregojnë vajzat e njohura!
Dritare.net
Sot dritare.net do t'ju japë disa këshilla sesi të visheni në avion, duke marrë shkasë nga vipat të cilët udhëtojnë shpesh dhe na tregojnë me një postim veshjen e tyre.
Vishni atlete
Për t’u ndjerë rehat, gjithmonë vishni atlete dhe vetëm atlete. Kjo është një këshillë që do ju vlejë. Chiara Ferragni, blogere shumë e njohur, gjithmonë me atlete udhëton.
Vishni tuta
Ku ka më mirë sesa të bësh një udhëtim me tuta. Veshjet e tjera janë shumë të sikletshme dhe të parehatshme. Rekomandohen dhe pantallona praktike.
Vishni triko
Tani vera ka mbaruar dhe patjetër që triko do të vishni. Por edhe në verë është e këshllueshme që një triko ta mbani mbi shpatulla, sidomos nëse udhëtimet tuaja janë të gjata.
Çfarë kombinimesh tjera mund të bëni për t’u dukur bukur dhe për t’u ndjerë rehatshëm? Shikoni fotot në galerinë më poshtë./E.B-dritare.net