Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë të gatuani në Ditën e Sulltan Novruzit

Çfarë të gatuani në Ditën e Sulltan Novruzit
Sulltan Novruzi është dita kur festojnë besimtarët bektashinj. Në këtë ditë, ringjallet njerëzimi dhe lind shpresa.

Dritare.net ju tregon më poshtë çfarë mund të gatuani, në ditën e sulltan Novruzit.

Në mëngjes duhet të pihet qumësht dhe sherbet, në dy gota rakie, që simbolizojnë nisjen  e një fillim pranvere të ëmbël.

Ndërsa për t’u gatuar, besimtarët bektashinj kanë traditë ashuren dhe syltjashin. Gjithashtu gatuhet byrek me barishte që lulëzojnë në fillim të pranverës. Barishtet duhet të jenë 12 llojesh si për shembull spinaq, nenexhik, lëpjetë, kopër, majdanoz etj.

Duhet të jenë 12 pasi secila karakterizon 12 muajt e vitit. Në byrek duhet të ketë dhe lekë.

Në këtë festë mund të theret një gjel ose një qengj, pasi është traditë.

Gatime të tjera mund të jenë byreku e qumësht, keku me sherbet, apo gurabije me qumësht /E.B-dritare.net