Çfarë ndodhi? Zhduket intervista e shumëpritur e Neymar
E Hënë 15 Korrik 2019, 20:08
Dritare.net
Por, një e papritur ka ndodhur në Brazil, ku Neymar kishte dhënë në intervistë ekskluzive, dhe thuhet se aty ka folur për të ardhmen e tij.
Intervista, që ishte parashikuar të ndodhte të premten, është shtyrë për këtë të hënë, por as të hënën nuk u transmetua.
Mediat e huaja shkruajnë se makina e gazetarit është vjedhur pak pasi lojtari i PSG ka folur me të.
Mendohet se karta që ishte regjistruar intervista ësht zhdukur, ndërsa disa zëra thonë se një kopje e intervistës mund të postohet në kanalin e Youtube Oh My Goal, që thuhet të ketë pasur një kamerë tjetër duke xhiruar./ I.M-Dritare.net