Çfarë ndodh me trupin tuaj, kur ju ndaloni së ngrëni sheqer? Ja përfitimet!

Nuk është e thjeshtë të ndalosh së ngrëni gjëra të ëmbla. Por të reduktosh sasinë e sheqerit, sjell përfitime të mëdha në shëndet. Ja disa prej tyre:

Do të dukeni më të ri

Sheqeri shkakton shumë rrudha në trupin e njeriut. Ndaj ekspertët këshillojnë se po të reduktosh sasinë e sheqerit, mund të dukeni 10 vite më të ri.

Do të jeni më të lumtur

 

Mund të mendoni se një ëmbëlsirë mund t’ju bëjë të lumtur. Por ekspertët thonë të kundërtën. Patjetër që ditët e para do ta keni të vështirë, pasi trupi është mësuar me sheqer. Por më vonë do të ndjeheni të lumtur.

Më pak kile

Mesatarisht ne konsumojmë 22 lygë sheqe në ditë, që është e barabartë me 350 kalori. Nesër ju konsumoni më pak, kjo përkthehet në më pak kile për trupin tuaj.

LEXO DHE :  Golem/ E përplas makina, humb jetën këmbësorja

Më pak shanse për shfaqjen e diabetit

Nëse hani ushqime të kontrolluara, me më pak sheqer patjetër që ju do të keni shumë më pak mundësi të prekeni nga sëmundja e diabetit.

Do të jetoni më gjatë

Presioni i lartë i gjakut është një faktor i madh rreziku për sëmundjet e zemrës, siç është diabeti dhe obeziteti, të cilat janë të lidhura me konsumin e sheqerit të tepërt. Sheqeri gjithashtu rrit yndyrnat që përbëjnë rrezik për sëmundjee e zemrës dhe goditjea në tru. Shpresojmë t’ju kemi dhënë mjaftueshëm arsye që sot e tutje të jeni më të kujdesshëm për sasinë e sheqerit që fusni në trupin tuaj./L.F-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.