Çfarë mikeshe jeni sipas shenjës tuaj astrologjike

Në grupin e mikeshave me siguri e njihni njëra -tjetrën shumë mirë. Të gjitha mund të jeni të ndryshme, por secila luan një rol më vete. Me pak fjalë përmbushni njëra-tjetrën. E dini rolin që keni ju? Zbulojeni sipas shenjës së horoskopit.

Dashi: Mikja e gatshme për gjithçka

Ju dashët keni gjithë kohës nevojë të lëvizni dhe prandaj jeni më të çmendurat e grupit shoqëror. Nga ngjitja në mal, tek yoga apo cdo gjë tjetër, ji thoni po për gjithçka. Optimizmi dhe entuziazmi të bëjnë një mikeshë flori.

Demi: Mikja e mençur

Ju femrat e shenjës së demit dini të çmoni edhe kënaqësitë e vogla të jetës. Ju jeni fjalëpake, por kur thoni mendimin tuaj, mikeshat të dëgjojnë me shumë kujdes. Gjithmonë jeni modeli që ato duan të ndjekin.

Binjakët: Humoristja

Ju binjaket jeni shumë sociale dhe përshtateni me çdo lloj rrethane. Duke qenë se keni goxha sens humori, ju arrini gjithmonë t’i bëni mikeshat tuaja të qeshin edhe në situatat më të vështira.

Gaforrja: Mikja besnike

Ju gaforret jeni shumë besnike. Askush nuk ka të drejtë të thotë gjëra të këqija për mikeshat tuaja dhe jeni të parat që i merrni në mbrojtje në raste të vështira. Ju mund t’iu besosh me sy mbyllur.

Luani: Mikja festive

Ju femrat e shenjës së luanit jeni gjithmonë gati për festa dhe alegri. Ju dini si të krijoni ambientin e përshtatshëm për biseda të këndshme dhe mund ta shndërroni një mbrëmje banale në një mbrëmje të paharrueshme. Jeni pikërisht ju luanët që i bindni mikeshat për të dalë e për të festuar deri ne mëngjes.

Virgjëresha: Mikja organizatore

Ju virgjëreshat jeni ato që merrni frenat e situatës, mblidhni grupin e mikeshave, caktoni një datë që ju përshtatet të gjithave dhe propozon takime të ngrohta. Ju doni të jeni gjithë kohës të nevojshme prandaj shumica e mikeshave ju kërkojnë ndihmë të parave.

LEXO DHE :  Ermal Mamaqi largohet nga Klan, ja kush do ta zëvendësojë!

Peshorja: Mikja me shije

Ju peshoret jeni ato që krihni flokët e mikeshave dhe ato që keni veshjet e veçanta, të cilat mikeshat ua marrin hua. Ju keni shumë shije e madje bëni edhe dhuratat më të veçanta.

Akrepi: Mikesha lider

Ju femrat e shenjës së akrepit nuk ju tremb asgjë prandaj mikeshat ju ndjekin kur merrni një vendim. Ju keni aftësi lidership-i dhe shumë instinkt. Nga ana tjetër ju akrepat jeni të sinqerta dhe nuk luani.

Shigjetari: Fëmijënorja e përjetshme

Ju femrat e shenjës së shigjetarit jeni të këndshme dhe fëmijënore prandaj ju pëlqen të qeshni gjithë kohës. Për ju miqësia është mbi të gjitha kënaqësi. Gjithë kohës jeni të dashura e të qeshura.

Bricjapi: Mamaja e grupit

Ju bricjapet jeni të matura, të duruara dhe të arsyeshme. Jeni gjithmonë ju që kujdeseni për të gjitha mikeshat, që verifikoni që ato të jenë mirë dhe të mos iu mungojë gjë. Këto janë edhe arsyet pse shpesh shoqet ju thonë “mami”.

Ujori: Influenca e keqe

Ju të shenjës së ujorit jeni origjinale dhe ndryshoni shpesh, çka bën që idetë tuaja të mos jenë gjithmonë të mençura. Në shumë raste jeni ju që i çoni ato në rrugë të gabuar, por në njëfarë mënyre i bën të mësojnë nga gabimet dhe që herë tjetër të reflektojnë para se të hedhin hapa.

Peshqit: Mikja e besuar

Ju femrat e shenjës së peshqve jeni shume të ndjeshme dhe kur mikeshat të kenë nevojë për dike, jeni të parat të cilave mund t’iu besojnë. Ju jeni dëgjuese të mira, dini shumë sekrete, por asnjëherë nuk i nxirrni ato.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.