Çfarë mesazhesh shkëmbejnë Ariana Grande dhe Halsey?

Në rast se nuk e kishit vënë re, Ariana Grand e dhe Halsey po shkëlqejnë në listat e muzikës, duke u renditur në këngët më të dëgjuara.

“Thank you, next” titullohet kënga e Arianës që ishte në top 100 Billboard Hot, dhe “Without me”, titullohet kënga e Halseyt që është më e mira në iTunes.

Nuk është suprizuese kur dihet se janë këngëtare shumë të mira.

Ariana Grande mbrëmë ndau një foto në Instastory, që ishte screenshot i një bisede me Halseyn.

E para, ne nuk e paskemi ditur që ata dyja janë shoqe, se ky qenka një lajm më vetë. Por, nuk duhet të habitemi dhe aq shumë, sepse 2018 ka qenë viti i surprizave në botën e showbizit.

LEXO DHE :  Pse më ka mbetur në mendje Fatos Baxhaku

Dhe e dyta, të dy vajzat kanë përjetuar momente të vështira kohët e fundit.

Ariana u nda nga i dashuri i saj Pete Davidson dhe umbi një nga ish të dashurit, Mac Millerin. Ndërsa Halsey pati një ndarje afatshkurtër me të dashurin e saj G-Easy.

Në mesazhet e shkëmbyera mes tyre vihet re një mbështetje mes femrash. Ato përgëzojnë njëra-tjetrën për arritjet dhe kjo është e mrekullueshme./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.