Çfarë mendojnë italianët për Alketa Vejsiun?
Dritare.net
Kjo ra akoma më shumë në sy, ku përballë saj Georgina Rodriguez, zor se tha dy fjali në italisht.
Si e kanë komentuar italianët figurën e Vejsiut në Sanremo?
Për daljen e saj të parë në skenë, kishte vetëm një kritikë, ashtu sikurse ndodhi edhe në prezantimin e Festivalit të 58-të në RTSH: Alketa fliste shumë shpejt.
Disa shkruajnë se nëse Sanremo, do të prezantohej vetëm nga moideratorja shqiptare, do të mbaronte për 5 minuta.
Ndërkohë, në lidhje me monologun e saj, duhet thënë se italianët u surprizuan. Tema e goditur, një falënderim për italianët, sigurisht nuk mund të pritej ndryshe.
Ja çfarë shkruajnë komentuesit në mediat italiane:
Ajo duhet të ishte aty që në nisje të festivalit. Inteligjente dhe e përgatitur. Kur zbriti shkallët thashë çfarë bukurie. Ajo tha fjalë të mrekullueshme për ne italianët, dhe ne jemi krenarë që kemi vëllezër dhe motra shqiptarë.
Deklarata më e bukur e dashurisë, e bërë në Itali nga një grua e shkëlqyer shqiptare.
Ajo është absolutisht më e mira e festivalit. Duhet të ishte krah Amadeus në të gjitha mbrëmjet e festivalit. E bukur dhe profesionale. Shpresoj ta shoh në televizionet italiane.
Duhet thënë se Sanremo ishte një kthesë e fortë për karrierën e prezantueses shqiptare. Tashmë Alketën do ta shohim më shumë në televizionet italine./L.F-dritare.net