Çfarë duhet t’u hidhni vezëve për të pasur maksimumin e shijes?!
Dritare.net
Megjithatë në vend të kripës, mund t’i hidhni pak salcë soje. Duke e përzierë atë me vezët para se t’i hidhni për t’i skuqur, shija e kripur përhapet dhe nuk mund të ndodhë të grumbullohet në një pikë, siç ndodh me kripën. Ndërsa admiruesit e vezëve, intolerant ndaj glutenit, mund ta zëvendësojnë me tamari.
Ndoshta ju po mendoni që jemi duke komplikuar një veprim aq të thjeshtë e të dashur sa ç'është përgatitja e ca vezëve të skuqura të rrahura, por nuk është ashtu. Këto produkte mjafton t’i blesh një herë dhe do jetë shumë e lehtë t’i përdorësh.
Shirley Chung, një finaliste në Top Chef 14, ka përdorur gjatë një programi veç salcës së sojën, mirin dhe vaj susami. Ndërkohë, blogerja dhe autorja e librave të gatimit Joy Wilson e ka konfirmuar këtë truk, duke thënë që e ka vjedhur nga studentja e Top Chef Stephanie Izzard, e cila përdor salcë soje në vend të kripës, e cila mund të bjerë në fund të pjatës, kur rreh vezët për një tigan të madh omelete. Wilson, për t’ua pasuruar shijen, i shton në fund pak gjalpë dhe pak lëng lime-i./revistaclass