Ja si janë përgjigjur disa nga ta:
-Ki vetëbesim aq sa mundesh. Kur jam i magjepsur në sensualitetin tënd nuk mendoj për pasiguritë e mia dhe mund t’a shijoj si duhet. Duhet të dish kur të më lësh mua në kontroll, por ndonjëherë merre ti kontrollin. Balanci i dominancës është shumë seksi.
-Kur je sipër meje, është e mrekullueshme kur bëhesh e egër dhe lëviz shpejt.
-Mos ki frikë të na tregosh se çfarë do: fantazitë, aktet, pozicionet.
-Më puth, më mbaj, më prek. Ji më e dashur.
-Fol me ne. Është shumë më mirë nëse na tregon çfarë të pëlqen dhe çfarë jo. Nëse e shtir orgazmën për të na bërë të ndihemi më mirë për performancën tonë nuk i ndihmon askujt.
-Sigurohu që ne e dimë që po e shijon. Edhe nëse nuk të pëlqen të flasësh pistë duhet të thuash diçka sepse meshkujve iu pëlqen të dinë se po bëjnë një punë të mirë.
-Masturbou para neve. Është shumë eksituese t’iu shohim duke u kënaqur dhe të jemi të ndaluar të prekim.
-Mos e shtrëngo shumë penisin me dorën tënde, nuk është test fuqie.
-Mbaj kontaktin me sy gjatë seksit oral. Është pjesa më e mirë, por shumë femra nuk e bëjnë.
-Buzëqesh gjatë seksit. Është eksituese kur e dimë që po kënaqesh.
-Ji më e zhurmshme dhe ji më e hapur për pozicione të ndryshme.
-Mbështilli këmbët rreth trupit tim dhe më afro.
-Na udhëzo gjatë seksit oral, trego çfarë të pëlqen.
-Mos ki frikë të jesh mbi ne. Bëhet shumë e mërzitshme nëse jam unë gjithmonë në kontroll./d.m-dritare.net