Çështja Tahiri/ Presidenti Meta: Drejtësia të veprojë në mënyrë të pavarur

Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot zhvillimet politike në vend dhe procesin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u dënua nga gjykata me “arrest shtëpie”.

Lidhur me vendimin e gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri Presidenti Meta tha se “drejtësia duhet të veprojë në mënyrë të pavarur dhe besoj se kjo është mjaft e rëndësishme për të forcuar besimin te shteti i së drejtës”.

“Kënaqësi e veçantë të marr pjesë në këtë përvjetor jubilar dhe të vizitoj Cërrikun. Nderim sakrificave të rinisë dhe rezistencës partizane që udhëhoqi Luftën Nacional- Çlirimtare”,- tha kreu i shtetit.

LEXO DHE :  Shkenca jep lajmin e mirë për të gjithë ata që kanë humbur shikimin

Në fjalën e tij kreu i shtetit bëri apel për më shumë vlerësim ndaj vlerave të Luftës Nacional Çlirimtare. “Është momenti të përkulemi me respekt para dëshmorëve të LANÇ. Duhet të kujdesemi më shumë për monumentet e LANÇ dhe gjithçka që lidhet me luftën partizane”,- tha kreu i shtetit./d.m-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.