Çështja Skripal/ Mbyllet konsullata britanike në Shën Petërburg

Pas akuzave të rënda, nga Londra, për Moskën se, kishte gisht në helmimin me agjentë nervorë të ish-agjentit rus, Seregei Skripal dhe vajzës së tij, Yuila Skripal, Rusia ka urdhëruar edhe mbylljen e konsullatës britanike në Shën Petërburg.  Këtë lajm  e ka bërë të ditur vetë ambasadori britanik në Rusi.

 “Disa ditë më parë u organizua pritja e fundit për nder të ditëlindjes së madhërisë së saj. Konsullata e Përgjithshme përfaqësoi Britaninë e Madhe për 26 vjet e pozicionuar në veri-perëndim të Rusisë. Për fat të keq, kapitullit të historisë sonë po i vjen fundi. Kjo nuk është zgjedhja jonë”, deklaroi Laurie Bristow, ambasadori britanik.

Pas helmimit, më 4 mars të këtij viti në Londër, një luftë diplomatike nisi mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë./K.C/Dritare.net

LEXO DHE :  Të refuzuarit e mëdhenj të Perëndimit, që bëjnë si të gëzuar

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.