Çështja CEZ/ Shkëlzen Berisha përballet me Ballën: Nuk betohem para një të dënuari për shpifje

Është mbajtur edhe sot seanca e Komisionit parlamentar Hetimor për çështjen CEZ.

Në fillim të mbledhjes, kreu i komisionit Taulant Balla bëri me dije se dëshmitari Nue Kalaj ka refuzuar sërisht të paraqitet për të dëshmuar. Balla tha se forcat e policisë kanë qenë sot në banesën e Kalajt, dhe për dijeni ka firmosur bashkëshortja e tij Dajana Kalaj.

“Policia ka shkuar ne banesën e dëshmitarit Nue Kalaj, atje është gjetur bashkëshortja Dajana Kalaj ka firmosur se u njoftova për bashkëshortin që ndodhet jashtë shtetit 1.2. 2017”, tha Balla.

Nue Kalaj akuzohet si i përfshirë në transaksione të dyshimta. Gjatë seancave të kaluara, Balla ka deklaruar se Kalaj ka tërhequr nga një bankë e nivelit të dytë 7 milionë euro cash.

Ndërsa në vazhdim ka nisur të japë dëshminë e tij para Komisionit parlamentar Hetimor për çështjen CEZ, edhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni.

Më herët opozita kërkoi që seanca të mos drejtohej nga Taulant Balla, pasi ka konflikt interesi, duke iu referuar një çështjeje gjyqësore të të dyve.

DEBATI

Shkëlzen Berisha: Betimi nuk mund të bëhet para një të dënuari për shpifje. Ti je kryetari i seancës, çohu prej andej. Je në konflikt të hapur interesi.

LEXO DHE :  Helmoi vjehrrën me fotoksinë, ja me sa vite burg u dënua Marjana Çmeta!

Balla: Nuk jam në konflikt interesi as me ty as me babin tënd, as me askënd.

Shkëlzen Berisha: Je borxhli.

Balla: Nëse ti nuk pranon të bësh betimin, dëshmia jote nuk ka vlerë dhe ti largohesh nga këtu. Do bësh betimin?

Berisha: Përpara teje jo asnjëherë

Ristani: Ju lutem, për ne si deputetë dhe për opinionin publik, nuk i intereson shumë a është e vlefshme apo jo dëshmia. Për ne ka rëndësi që të shmangni konfliktin e interesit. Ju jeni dënuar për shpifje ndaj dëshmitarit, dhe kjo është një çështje mes jush. Nëse doni të marrim dëshminë, ju keni konflikt interesi dhe nuk mundeni.

Balla: Për të mundësuar marrjen e dëshmisë, do të ju kërkoja mediave të largohen. Unë e kuptoj strategjinë për të mos dhënë dëshminë. Nuk bëjnë betimin, deklarimi është i pavlefshëm, dhe kur raporti përfundimtar i këtij Komisioni, deklarimi i dhënë në komision nuk ka vlerë. Dëshmitari do të thirret përsëri deri sa të bindet se para komisionit do të betohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.