Çështja çame/ Kotzias kërcënon Hahn: Do ketë pasoja serioze mes Greqisë dhe BE-së
Dritare.net
“Unë përfitoj nga ky rast për të përsëritur edhe një herë qëndrimin tonë të fortë për këtë çështje. Për Greqinë, nuk ka asnjë “çështje çame”. Prandaj, nuk ka pasur dhe kurrë nuk do të jetë një çështje e tillë për axhendën shqiptare greke”, ka thënë Hahn.
Ministri i Jashtëm grek fton Hahn dhe Komisionin në tërësi të dalë me hapa korrigjuese. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, shton ai, të mos ketë çdo referencë ngjashme mashtruese në raportin e progresit për Shqipërinë”, pasi kjo do të kishte “pasoja shumë serioze në marrëdhëniet tona”.
Duke përfunduar letrën e tij, zoti Kotzias kërkon Shqipërisë që të duket e denjë për një kandidat për statusin e vendit anëtarësimit “Shqipëria duhet të mbetet e angazhuar për reformat evropiane. Rrjedhimisht, zbatimi i qëndrueshëm, i integruar dhe i plotë i pesë prioriteteve kyçe është thelbësore për fillimin e negociatave për anëtarësim. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për transformimin e përgjithshëm institucional të vendit dhe kredibilitetin e procesit të zgjerimit” perfundon deklarata.