Çështja ‘Babale’/ Xhafaj: I takon drejtësisë, PD zgjodhi partnerë llumin e këtij vendi
Dritare.net
Xhafaj u shpreh se, këtë çështje e ka lënë në dorë të prokurorisë që të zgjidhet. Pasi detyra e tij, sipas ministrit është t’i shërbejë popullit dhe të merret me luftën ndaj krimit. Ai gjithashtu tha se, opozita ka dalë krah krimit, duke sulmuar policinë.
“Boll kam bërë komente për këtë çështje, se i takon drejtësisë. Kam kulturën që të respektoj autoritetet e drejtësisë. Kjo çështje është një çështje që po hetohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe i takon drejtësisë të japë verdiktin për ketë çështje. Unë jam Ministër i Brendshëm, jam në këtë detyrë vetëm më një qëllim tu shërbej qytetarëve, jam i fokusuar në përgjegjësitë e mia, në luften ndaj krimit të organizuar, kam përzgjedhur dhe partnerët e duhur, ndër të cilët edhe partnerët gjermane. Pala tjetër ka zgjedhur rrugën që t’i dalë krah krimit duke sulmuar policinë, operacionet dhe strukturat e angazhuar në luftën kundër krimit. Ka zgjedhur instrumente të gabuar për të baltosur dhe partnerë të gabuar llumin e këtij vendi.”- tha Xhafaj.