Cërrik/Makina përfundon në lokal, plagosen 5 persona që po drekonin
Dritare.net
Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi këtë pasdite në Cërrik. Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit. Si pasojë makina ka përfunduar në një lokal, duke lënë të plagosur disa pesona që po drekonin.
Njoftimi i policisë:
Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”, Cërrik, drejtuesi i mjetit J.Ç., 38 vjeç, nga Cërriku, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një lokal.
Për pasojë janë lënduar jashtë rrezikut për jetën 5 persona, që ishin duke drekuar në lokal.
Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit në kohë të Policisë është ndaluar dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Policia e Elbasanit u apelon gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor!/L.F-dritare.net