Celibashi: Presidenti nuk plotëson kushtet për shkarkim
Dritare.net
Ish-kryetari i KQZ-së dhe konsitucionalisti, Ilir Celibashi, i ftuar në Top-Talk tha se ky akt nuk mund të cilësohet si shkelje e rëndë e Kushtetutës, dhe rrjedhimisht nuk mund të vijohet me shkarkimin e Presidentit.
“Dekreti për anulimin e zgjedhjeve qartësisht është në mungesë të kompetencave të Presidentit të Republikës. Por gjithsesi, ky nuk është rasti për të ndërmarrë këtë vendim. Edhe nëse Gjykata Administrative, apo edhe ajo Kushtetues do ta cilësonte si një shkelje të Kushtetutës aktin e Metës, në gjykimin tim nuk do ta cilësoja si një shkelje të rëndë. Në këtë qasje politike të palëve, secili prej tyre përdor mjetet e veta për interesa politike. Mendoj se edhe në pikëpamje të dëshirës për të gjetur një zgjidhje, mund të ishte evituar kjo si iniciativë”, tha ai./E.B/dritare.net