CDU e Merkelit kundër opozitës: Nuk po i shërbejnë kauzës. Integrimi në rrezik
Dritare.net
Një thirrje e drejtpërdrejtë dhe e ashpër, mund të quhet deklarata e CDU-CSU gjermane për situatën politike në Shqipëri.
Partia e kancelares gjermane Angela Merkel, deklaron se opozita shqiptare nuk po i shërben kauzës opozitare me veprimin e fundit të djegies së mandateve të tyre.
CDU bën thirrje për rinisje të jetës parlamentare, ndërsa shprehet se me veprimet e fundit perspektiva evropiane e Shqipërisë është vënë në rrezik serioz.
Përmes zëdhënësit të saj Florian Hahn, CDU/CSU vlerëson se Shqipëria po humbet shumë kredite në sytë e miqve europianë.
“Shqipëria për momentin është duke luajtur shumë me kredibilitetin tek miqtë evropianë. Në rast se perspektiva për çeljen e negociatave për në BE në mesin e vitit të kaluar ishte ende rozë, tani po shfaqen re të zeza. Protestat e aktuale në Tiranë pengojnë qeverinë, si dhe paralizojnë funksionimin e parlamentit. Protestat dhe demonstrtratat bëjnë pjesë tek të drejtat e njeriut dhe janë një tipar dallues i demokracisë, në rast se ato zhvillohen në mënyrën e duhur. Por deputetët e partive tona partnere në Shqipëri i bëjnë një shërbim të keq (autogol) qëllimit të tyre, nëse nëpërmjet dorëzimit masiv të mandateve do të shkaktojnë një stanjacion politik dhe do të nxisin protesta të dhunshme. Një qëndrim refuzues nuk i shërben as vendit, as qytetarëve./ I.M-Dritare.net