"Çdo ditë dëgjoj këngë të trishta", Rozana Radi tregon çfarë po i ndodh!
E Hënë 17 Qershor 2019, 14:02
Dritare.net
Ajo ka treguar sesi një fqinja e saj është ndarë nga i dashuri, dhe çdo ditë është e detyruar të dëgjojë këngë të trishta. Rozana shkruan se aq shumë e kanë mërzitur këto këngë, sa të gjithë komshinjve ka filluar t'u mungojë i dashuri i saj.
"Kam një komshie ngjitur në derën time që është ndarë nga i dashuri, dhe çdo ditë dëgjoj me zë shumë të lartë muzikën më të trishtë në botë! Aq shumë na ka mërzitur me këngë të dhimbshme, saqë ka filluar t'i mungojë të gjithë komshinjve, i dashuri i kësaj", shkruan Rozana në Instagram./E.B-dritare.net