Cassandra, 27-vjeçarja e cila do të bëhet gruaja e parë që vizitoi gjithë botën
Dritare.net
Ëndrra me e madhe e të gjithë njerëzve është të udhëtojnë në të gjithë botën. Por pasi shprehim këtë ëndërr që nuk është edhe kaq e lehtë për tu realizuar, shprehim ëndrrën e dytë e cila është në shërbim të së parës. Pra nëse nuk kemi të ardhura të mjaftueshme nuk mundemi të vizitojmë të paktën një shtet, dhe jo më botën mbarë.
Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë historinë e Cassandra De Pecol, një vajzë 27- vjeçare, e cila harxhoi një vit e gjysmë për të planifikuar udhëtimin e saj për të vizituar çdo cep të botës. Udhëtimi që ajo planifikoi kushtonte 111.000 dollarë , dhe arriti ta realizonte më së miri pë të vizituar të 196-të shtetet që dëshironte.
Pas këtij udhëtimi në botë ajo theu dy Rekordet Botërore Gines. Nuk ishte kaq e lehtë të fitonte këto rekorde, pasi ajo pagoi një shumë të konsiderueshme parash për udhëtimin.
Në një sqarim në Facebook 27-vjeçarja ka zbuluar se ajo kursente 10,000 dollarë nga dy punët që bënte si babysitter, gjithashtu përdori edhe atletët si Michael Phelps në rrjetin social për të gjetur sponsorët dhe investitorët që të financonin pjesën tjetër të udhëtimit të saj. Ne jemi habitur kur kemi mësuar se dikush mund të ketë udhëtuar në 50 vende të botës. Impresionohemi kur dëgjojmë se të tjerë njerëz kanë udhëtuar në 100 vende.
Por 27-vjeçarja ka mahnitur të gjithë botën pasi theu dy Rekordet Botërore Gines, pë të vizituar 196 shtete. De Pecol nga Connecticut ka vizituar 181 vende që nga korriku i 2015-ës, dhe është në limitet e fundit për të vizituar edhe vetëm 15 vende të mbetura për 40 ditë.
Udhëtimi i saj i mrekullueshëm quhet Expedition196 .
Ndoshta për ne është tepër e vështirë për të vizituar kaq shtete, por ajo që duhet të bëjmë është e thjeshtë. Të shkojmë pas hapave të saj dhe të ndjekim udhëtimin e saj frymëzues nëpërmjet Instagram-it.
Udhëtimi i saj i mrekullueshëm quhet Expedition196
Që prej asaj kohe, ajo tashmë ka vizituar 181 vende
Ajo shpreson të bëhet gruaja e parë e dokumentuar që ka udhëtuar në 196 vende
Cassandra ka vetëm 15 shtete të tjera për të vizituar në 40 ditët e ardhshme
Nëse ajo i viziton në kohë 15 shtetet, do të thyejë rekordin botëror të Guines për personin më të shpejtë që udhëton në të gjitha shtetet
Udhëtimi ka kushtuar pothuajse 200,000 dollarë deri më tani, por shpenzimet mbulohen nga sponsorët
Ajo gjithashtu përdor Instagramin e saj si një platformë për reklamim në këmbim të ofertave që i japin hotelet ku ajo qëndron
Nga takimi me luanët
Ski në malet e Kolorados
Duke shijuar një pamje të mrekullueshme si kjo e urës së Mostarit në Bosnje
Cassandra nuk shkon askund pa kamerën e saj
Dhe pa hartën e saj sigurisht!/A.C/dritare.net