Cakaj takon Palmer: Dialogu mes palëve, kusht për reformën zgjedhore
Dritare.net
Cakaj përmes një postimi në facebook, shkruan se me Palmerin kanë diskutuar çështje që lidhen me situatën e brendshme në Shqipëri, zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të organizatave shumëpalëshe.
“Lidhur me situatën e brendshme në Shqipëri bashkërisht nënvizuam nevojën për të pasur një dialog gjithëpërfshirës për reformën elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE/ ODHIR. Kjo është thelbësore për të përmirësuar edhe më tutje cilësinë e sistemit elektoral dhe, rrjedhimisht, demokracinë në Shqipëri në përgjithësi.” – u shpreh Ministri Cakaj .
Statusi i plotë:
Edhe një takim me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të Ngarkuarin Special për Ballkanin Perëndimor, z. Mattheë Palmer, në Neë York.
Në takim diskutuam për një spektër të gjerë çështjesh duke filluar nga situata e brendshme në Shqipëri, zhvillimet në rajon dhe bashkëpunimin tonë në kuadër të organizatave shumëpalëshe.
Lidhur me situatën e brendshme në Shqipëri bashkarisht nënvizuam nevojën për të pasur një dialog gjithëpërfshirës për reformën elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE/ ODHIR. Kjo është thelbësore për të përmirësuar edhe më tutje cilësinë e sistemit elektoral dhe, rrjedhimisht, demokracinë në Shqipëri në përgjithësi.
Po ashtu, një vëmendje e veçantë iu kushtua çështjeve rajonale. Pas Marrëveshjes së Prespës, çështja themelore në rajon është arritja e marrëveshjes përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja duhet të përfundojë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë. Po ashtu, ShBA-të konsiderojnë se procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor është një instrument kryesor i stabilizimit, demokratizimit dhe zhvillimit të rajonit në përgjithësi.
Në fund, gjithashtu biseduam edhe për bashkëpunimin në kuadër të OSBE-së i cili çdo ditë e më tepër po merr trajtën e veprimeve konkrete.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë referenca e patjetërsueshme politike e diplomatike e Shqipërisë./ I.M-Dritare.net